Ministrja, Fitore Pacolli ka njoftuar se ka emëruar ushtrues detyre të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Bajram Kafexhollin, raporton Gazeta Enigma.
Pacolli thotë se “ky emërim vjen në funksion të ndryshimeve që po bëjmë dhe të forcimit të kapaciteteve të Ministrisë me qëllim të rritjes së efikasitetit për të avancuar prioritetet tona”.
“Ne jemi të përkushtuar për reforma të vazhdueshme në kthimin e ligjshmërisë dhe mbrojtjen e mjedisit”, shkroi ministrja.
