Nënkryetarja e LDK-së Hykmete Bajrami, ka thënë se KESCO është duke përjashtuar ndërmarrjet nga shërbimi universal – frunizim ky me energji elektrike me çmime të rregulluara nga ZRRE në kundërshtim me Ligjiin për Energjinë Elektrike, Nenin 37, paragrafi II, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutjhe ajo përmes një postimi në profiline saj në Facebook ka deklaruar se KESCO po i përjashton të gjitha ndërmarrjet nga shërbimi universal nëse nuk i përmbushin të dy këto kritere, gjë të cilën nuk e kërkon Ligji.
“Sepse, Neni 37, paragrafi II thotë se për të qënë PËRFITUES i shërbimit universal duhet të përmbushësh njërin nga kriteret: OSE qarkullim nën 10 milionë Euro OSE biznesi t’i ketë më pak se 50 punëtorë, ndërkohë KESCO po i përjashton të gjitha ndërmarrjet nga shërbimi universal nëse nuk i përmbushin të dy këto kritere, gjë të cilën nuk e kërkon Ligji”, ka shkruar ajo.
“Nëse Ligji e kërkon OSE njërin ose tjetrin kriter për të përfituar nga shërbimi universal si ka mundësi se për përjashtim nga shërbimi universal përdoret EDHE njëri EDHE tjetri kriter”, tha Bajrami.
Tutje nënkryetarja e LDK-së ka theksuar se “Nuk dihet nëse KESCO është duke e bërë këtë me instruksione të ZRRE-së, nga padijenia ose me qëllim, por një gjë dihet që si rezultat i këtij veprimi KESCO do të përballet me qindra padi pas datës 1 qershor”.
“Sipas të dhënave të shoqatave ekonomike në vend ”kriteret sipas Nenit 37, për të dalë në të ashtuquajturin ”treg të hapur” i plotësojnë vetëm 300 kompani, jo 1300 që po i përjashton ZRRE-ja”. Dallimi në mes të ”OSE’ dhe ”EDHE” është dallim i madh në Ligj”, ka përfunduar ajo. /Gazeta Enigma/