Bajrami: Jemi duke përgatitur një kallëzim penal

Bajrami: Jemi duke përgatitur një kallëzim penal

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, u deklarua para mediave pas dështimit të seancës së shtatë pë konstituimin e Kuvendit, raporton Gazeta “Enigma”

Në fjalën e saj para mediave Bajrami ka thënë se është çmenduri të pritet rezultat i ndryshëm nga situata e njëjtë e provuar disa herë.

Ajo tha se Albulena Haxhiu për disa herë e propozuar ka marrë vetëm 57 vota dhe kështu nuk kalon.

“LVV sot për herën e shtatë pengoi konstituimin e Kuvenidt të Kosovës, Ajnshtajni e ka thënë qartë është çmenduri me përsërit veprimin njëjtë dhe me prit rezultat ndryshe, për Haxhiun e sata herë janë të njëjtat vota. Unë për të tjerët nuk mund të flas, folën ata vet, në emër të LDK-së them që nuk kemi votë për Albulena Haxhiun.

Tutje ajo ka shtuqar se janë duke përgatitur një kallëzim penal. /Gazeta Enigma/

Related Articles