Bajrami-Kurtit: Kryeministër bëni zgjidhje për hapjen e shkollave

Bajrami-Kurtit: Kryeministër bëni zgjidhje për hapjen e shkollave

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se si në kohë lufte shkollat janë të mbyllura.

Bajrami në një postim në profilin e saj në rrjetin social Facebook,  kërkon nga kryeministri Albin Kurti të gjej zgjidhje për hapjen e shkollave.

Lexoni të plotë postimin:

Kryeministër bëni zgjidhje për hapjen e shkollave

Sot, si në kohë lufte, shkollat janë të mbyllura. Kjo nuk është zgjidhje. Sot do të duhej të uronim fillimin e vitit të ri shkollor. Sikurse po ndodh në vendet e rajonit. Kur erdhi pandemia, më 11 mars 2020 u mbyllën shkollat por pas një jave filloi mësimi online.

Kryeministër, duhet të bëni zgjidhje, e di që jeni i zënë edhe me punë tjera, edhe më angazhime e punësime partiake, edhe me fushatën elektorale, por po kërkoj nga ju dhe secili anëtar i kabinetit qeveritar të fokusoheni  në gjetjen e një zgjidhje për hapjen e shkollave.

Deri tash s’kam parë një rrugë të qartë, një strategji ose dokument të Ministrisë së Arsimit për hapjen e shkollave.

Kryeministër bëni zgjidhje. Ka kohë për fushatë elektorale. Ka kohë për sulme politike.

Related Articles