Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka konfirmuar se dy deputetë të LDK-së janë kontaktuar nga Lëvizja Vetëvendosje për bashkëpunim.
Por, ajo thotë se këta deputetë kishin refuzuar këtë ftesë.
“Kam dëgjuar që dy deputetë që në Grupin Parlamentar janë kontaktuar nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje ose takime, edhe nuk të them emra sepse konsideroj që duhet ta thonë ata. Janë kontaktuar dhe nuk kanë shkuar në takim”, ka thënë Bajrami.