Bajrami pas vendimit të Kushtetueses: I dha fund bllokadës së Kurtit për Albulena Haxhiun

Bajrami pas vendimit të Kushtetueses: I dha fund bllokadës së Kurtit për Albulena Haxhiun

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se prej ditës së parë e kanë thënë atë që sot u vërtetua, raporton Gazeta “Enigma”.

Bajrami përmes një postimi në Facebook, ka theksuarn se disa nga pikat e Kushtetueses, njëra prej të cilave thekson se Albulena Haxhiu nuk mund të votohet më shumë se tre herë.

“Kurti e ka detyruar Deharin me shkelë Kushtetutën”

“I njëjti kandidat nuk mund të votohet më shumë se 3 herë Albin Kurti më nuk mund ta bllokojë Kosovën për emrin e Albulena Haxhiut sepse shteti i është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër. Deputetët duhet të marrin pjesë në votim. Votimi duhet të jetë i hapur – Kushtetuesja mbështet transparencën, sepse ne jemi përfaqësues të qytetarëve dhe ata kanë të drejtë të shohin se kush për kë voton. S’ka demokraci aty ku s’ka respektim të Kushtetutës dhe të Ligjit”, ka shkruar ajo.

Related Articles