Bajrami: Propozimi i Kurtit nuk është kompromis, por shkelje flagrante e Kushtetutës

Bajrami: Propozimi i Kurtit nuk është kompromis, por shkelje flagrante e Kushtetutës

Shefja e GP Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas takimit të liderëve politikë dhe sipas saj, propozimi i Albin Kurtit është shkelje kushtetuese. 

Bajrami duke komentuar ofertën e Kurtit për votim të fshehtë për Haxhiun, ka thënë se demokracia nuk funksionon me pazare të fshehta, por me respekt të Kushtetutës. 

Ky nuk është kompromis, është shkelje flagrante e rendit kushtetues. Demokracia nuk funksionon me pazare të fshehta, por me respekt të plotë të Kushtetutës. Kuvendi konstituohet me marrëveshje politike ose me një figurë koncensuale që do të duhej të ishte kompromisi i LLV-së, ndërsa Gjykata ka thënë se rendi i ditës duhet me u respektu në mënyrë taksative nga kryesuesi është rendi i ditës për të cilin janë pajtu partitë politike kur e kanë caktu datën e seancës konstituive. Në atë rend dite s’ka komision për votim të fshhtë”, ka shkruar Bajrami.

Related Articles