Ballkani po luan ndeshjen kthyese ndaj Lincoln Red Imps nga Gjibraltari në kuadër të raundit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Pas fitores në ndeshjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me rezultat 2-0, sot Ballkanin pas pjesës së parë është duke barazuar pa gola.
Edhe pse me një rezultat të favorshëm nga ndeshja e parë, Ballkani ka dominuar kundërshtarin në 45 minutat e para, si me mbajtje topi, ashtu edhe me goditje në portë.
I pari rrezikoi Nazmi Gripshi i cili nga distanca goditi transversalen në minutën e 7-të.
Vendasit rrezikuan me ganezin Mustapha Yahaya në minutën e 17-të, por Enea Koliçi ishte në vend.
Rastin më të mirë në ndeshje e kishte Albin Berisha në minutën e 29-të, kur doli i vetëm përballë portierit Dayle Coleing, gjuan, por portieri vendas priti goditjen e tij.