Kanë kaluar 180 minuta kur Ballkani ka marrë fitoren e fundit në elitën e futbollit kosovar.
Skuadra e drejtuar nga Bekim Isufi synon që të rikthehet te fitoret, por nuk do ta ketë aspak lehtë në xhiron e tetë.
Portokallinjtë do të përballen me liderin aktual të BKT Superligës, Drenicën që po tregon formë të lartë.
Vendasit duan tri pikë nga ky takim, derisa kuqezinjtë nga Skenderaj kanë udhëtuar drejt Suharekës për mos tu mposhtur.
Formacionet zyrtare:
Ballkani: Frashëri, A. Thaqi, As. Thaqi, Hoxha, Jashanica, Kuc, Gashi, Gripshi, Baftiu, Krasniqi, Solomon
Drenica: Haxhijaj, Thaqi, Passamani, Qaqi, Jashari, Dervishaj, Lushtaku, Dos Santos, Avdulli, Uka, Zabergja.