Malisheva pret Gjlanin, formacionet zyrtare

Malisheva pret Gjlanin, formacionet zyrtare

Malisheva është nikoqire e Gjilanit në kuadër të xhiros së tetë në elitën e futbollit kosovar.

Skuadra e inkuadruar për herë të parë në histori të klubit këtë edicion në Superligë, e ka nisur mjaftë mirë edicionin debutues.

Por në xhiron e fundit Malisheva u mposht 1-0 nga Drenica dhe tani duan të rikthehen te rezultatet pozitive.

Do të jetë një ndeshje mjaftë interesante, pasi vendasit presin Gjilanin që po kalon formë të mirë.

Gjilanasit në dy takimet e fundit kanë marrë dy fitore dhe synojnë edhe të tretën në përballje me Malishevën.

Formacionet zyrtare:

Malisheva: Gashi, Kryeziu, Dumani, Xhaka, Bruqi, Kacolli, Oliver, H. Hyseni, Vitija, Stullqaku, Pefqeli

Gjilani: Koliçi, Halili, Gomes, Useini, Hoxha, Torassa, Hajdari, Dabiqaj, Musolli, Krasniqi, Progni. 

Related Articles