Ballkani lider në Superligë, Isufi vlerëson paraqitjen e lojtarëve – Dallku kritikon ndëshkimin e Januzajt

Ballkani lider në Superligë, Isufi vlerëson paraqitjen e lojtarëve – Dallku kritikon ndëshkimin e Januzajt

Përballja e shumëpritur nga dy taborret e skuadrave rivale mes Dukagjinit dhe Ballkanit përfundoi pa gola, 0-0, shkruan Gazeta Enigma.

Pas ndeshjes, trajneri Bekim Isufi, është prononcuar për media dhe diskutoi ndeshjen në përgjithësi.

“Kemi mundur të bëjmë më shumë. Prapëseprapë, me vetë faktin që s’kemi humbur jemi në rregull. Kemi lëshuar shumë pikë gjatë rrugës, të cilat është dashur t’i fitojmë. Krejt kjo ka ndodhë për shkak të rrethanave të lojës. Nuk kemi pësuar gol në dy ndeshje dhe jemi komod”, tha Isufi në deklaratën e tij për Art Sport, përcjellë Gazeta Enigma.

Bekim Isufi, trajner i FC Ballkani

Pas ndeshjes, edhe trajneri Armend Dallku është prononcuar për media dhe diskutoi ndeshjen në përgjithësi, duke iu referuar ndëshkimit me të kuq të Januzaj.

Puna e kartonave të kuq na bënë të shqetësohemi. Nuk e di, maksimumi aty ishte vetëm një karton i verdhë. VAR-i sigurisht që ndihmon në zhvillimin e futbollit, por vetëm kundër nesh është duke përdorur ndryshe. Nuk jam i kënaqur me grumbullimin e pikëve deri tash, por fazën e dytë e filluam në mënyrë pozitive ndaj një pretendeti për titull. Do tentojmë që të marrim në çdo ndeshje pikë të plota. Me dy-tre përforcime duhet të arrijmë objektivat tona, të cilat nuk përfshijnë fitimin e Superligës apo fitimin e Kupës”, tha trajneri për Art Sport, transmeton Gazeta Enigma

Armend Dallku, trajner i FC Dukagjini

Related Articles