Munishi: Gjyqtarët e Superligës nuk ndikohen, Drenica skuadër simpatike

Munishi: Gjyqtarët e Superligës nuk ndikohen, Drenica skuadër simpatike

Njëri ndër takimet kryesor në xhiron e 10-të në Superligën e Kosovës, mes Gjilanit dhe Drenicës përfundoi 2-1 në të mirë të skuadrës gjilanase.

Pas ndeshjes, trajneri Ismet Munishi është prononcuar për media, ku ka biseduar për ndeshjen në përgjithësi.

Me të vërtetë më gëzon shumë kjo fitore, e kemi cilësuar si ndeshje të vështirë, Drenica ka qenë lider me meritë deri tani. Ka luajtur futboll më të mirë sesa të gjithë, e patëm shumë të vështirë sot”.

I pyetur nga gazetarët, që Gjilani është dukur ndryshe sot, Munishi u përgjigj kështu: “I kemi pas dy probleme kryesore, skuadra ka arrit në atë nivel që e kemi komfort të luajmë si të duam. Ne po dijmë t’i godasim kundërshtarët në kundërsulme. Kur e keni një portier sikurse Koliçi puna shumë më e lehtë.

SC Gjilani përshëndetet nga tifozët “Skifterat” pas fitores ndaj Drenices 2:1

“Tash e tutje duhet të përmirësohemi duke luajtur mirë, duke luajtur futboll ofanziv të grumbullojmë sa më shumë pikë”.

Kam marr epitete të ndryshme nga shumë trajnerë. Drenicën e vlerësojë shumë, gjyqtarët i kemi që nuk ndikohen. Kam respekt për Tahirin, na ka befasu të gjithëve, e kam mik të mirë dhe e pranoj këtë epitet. Nëse përveç Gjilanit, e kom një skuadër simpatike, ajo është Drenica”, tha Munishi për Art Sport.

Trajneri i Drenicës Arsim Lushtaku, pas ndeshjes Gjilani – Drenica 2:1

Pas ndeshjes, trajneri Tahir Lushtaku është prononcuar për media, ku ka biseduar për ndeshjen në përgjithësi.

Një dedikim për Ismet Munishin, i cili ka qenë dirigjent shumë i mirë dhe asistues i gjyqtarit kryesor që nga minuta e parë, e përgëzojë për këtë”.

“Mendoj që në pjesën e parë ishim të barabartë, një penallti e dyshimt për skuadrën tonë dhe rasti i Kreshnik Ukës në minutat e fundit të pjesës së parë na penalizuan”.

“U torhoqën në pjesën e dytë për të vazhduar më pas me kundërsulme, por nuk ka funksionoi. Morëm dy gola të cilët nuk është dashur t’i marrim”.

“Pavarësisht rezultatit, koha nuk na mjaftoi që të rikthejmë rezultatin. Bisedova me Ukën dhe mbetet të shihet çfarë do të ndodhë. Një lëndim të tillë e kishte edhe më herët”, ka thënë Lushtaku për Art Sport, përcjellë Gazeta Enigma.

Related Articles