Ferizaj dhe Ballkani kanë luajtur baras 0-0 në kuadër të xhiros së 26-të në Albi Mall Superligë.
Ka qenë një ndeshje me shumë raste të mira shënimi, por që në fund dy portierët mbajtën portat e paprekura.
Albon Rrahmani, Meriton Korenica dhe Qendrim Zyba tentuan për mysafirët, derisa Panadic, Sadriu e Orana për vendasit, por pa arritur ta dërgonin topin në rrjetë.
Kësisoj 90 minutat në Ferizaj u mbyllën ashtu siç filluan pa gola 0-0.
Me këtë barazim Ferizaj mbetet në kuotën e 28 pikëve në vendin e nëntë, derisa Ballkani mbetet në vendin e dytë me 51 pikë, një më pak se Drita.
Ndeshjen e ardhshme Ferizaj do ta zhvilloj në udhëtim te Dukagjini, derisa Ballkani para adhuruesve të vet pret Gjilanin.