Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani ka fituar super ndeshjen ndaj skuadrës së Llapit dhe e ka dëshmuar forcën që ka në nivelin elitar të futbollit kosovar.
Rezultati përfundimtar ishte 2 me 1 në Therandë, me Gripshin dhe Kryeziun që shënuan për vendasit, kurse Gashijan shënoi për mysafirët pas një gabimi amatoresk nga Koliçi.
Në ndeshjen tjetër, Malisheva siguroi një fitore të madhe në Prizren, atje ku e mposhti Lirinë me rezultat 0 me 1.
Ilir Musatafa shënoi golin e fitores nga penalltia, duke i dhuruar 3 pikë me shumë vlerë skuadrës së tij.