Banorët e Malishevës së Gjilanit në “hall” nga hajnat

Banorët e Malishevës së Gjilanit në “hall” nga hajnat

Tash e disa javë në Malishevë të Gjilanit, po ndodhin vjedhje të shpeshta. Sipas banorëve të fshatit, vetëm në dy javët e fundit kanë ndodhur vjedhje në 25 deri në 30 shtepi, shkruan Gazeta Enigma.

Banorët e këtij fshati te shqetësuar për këto ndodhi, i kanë bërë thirje publike Policisë së Kosovës që të reagojnë ndaj këtyre vjedhjeve që po ndodhin në fshatin e tyre, në të kundërtën siç thojnë ata do të marin masa vet.

Në lidhje me këtë, për Gazetën Enigma ka folur kryetari i fshatit, Latif Maliqi, i cili ka thënë se është mjaftë i shqetësuar nga vjedhjet serike qe kanë ndodhur gjatë muajve të fundit.

“Vjedhjet në fshatin tonë kanë fillu shumë me herët, duke u nisur me thyrjen  e shtëpive të mergimtareve. Javen e kalume, hajnat kanë tentuar të demolojnë shtëpitë tona për ta kryer plaçkitjen. Është e papranushme që për disa persona huligan të shqetësohet i tërë fshati”, ka thënë ai.

Me tutje ai shtoi se në bashkëpunim me Policin e Kosovës, banorët janë organizuar që ti ruajnë pronat e tyre.

“Së bashku me Policinë dhe banorët po mundohemi të organizohemi që të mbrojmë pronat tona sepse për ne është shumë alarmante gjendja në të cilën ndodhemi. Intervali kohor qe hajnat po përdorin për të vjedhur është nga ora 21:00 deri në orën 23:00. Kjo po shkakton frikë te fëmijët e besa edhe te ne, të rriturit”, është shprehur Maliqi.

Për dëmet që kanë shkatuar hajnat në këtë fshat ka folur edhe qytetari Riad Rashiti. Ai për gazetën Enigma ka thënë se vlera e dëmit të shkaktuar ndaj banorëve të fshatit është e lartë.

“Në njërën nga shtëpitë në lagjen time, janë vjedhur para dhe stoli ari në vlerë 1400 Euro”, ka thënë ai.

Tutje ai shtoi se në Malishevë këto ditë ka qenë kaos i vërtet.

“Pa dashur me eksagjeru situatën, këto ditë ka qenë një kaos i vërtet. Rastet janë bërë të përditshme. Për tri javë rresht, banorët janë të frikësuar dhe nuk ndihen të sigurt në shtepitë e tyre” ka thënë ai.

Ndonëse se Policia e Kosovës ka deklaruar se po vazhdon me hetimet e këtyre rasteve, sipas Rashitit ende nuk ka ndonjë rezultat për kapjen e hajnave edhe pse vjedhja e parë në këtë fshat ka ndodhur me 28 maj.

“Personalisht jam i zhgënjyer me Policin. Vjedhja e parë ka ndodhur me 28 maj në shtëpin e kushëririt tim dhe kanë vazhdu herë pas here por asnjë rastë i vetëm nuk është zbulu”, ka thënë Rashiti.

Gjithashtu, për Gazeten Enigma ai ka treguar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë arritur ti indentifikojnë dy automjete me të cilat kanë ardhur deri në fshat personat që e kanë kry plaçkitjen por jo edhe vet personat.

 “Ditët e fundit, i kemi pa disa persona duke zbritur nga një Kombi, me te cilin edhe kanë ikur. Poashtu ne jemi duke dyshuar se janë 2 ose 3 persona nga fshati ynë që bashkëpunojnë me ata”. Ka thënë ai.

Policia e Kosovë ka arritur ti indentifikoj 12 raste

Nga Policia e Kosovës në lidhje me këtë rastë  për Gazetën Enigma, ka folur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Policia e Kosovës ka marr në konsideratë shqetësimet e njerëzve në këtë fshat, nuk ka vend për shqetësime. Do të vazhdojmë me patrullime të shtuara të Policisë jo vetëm në zonën e Malishevës por në të gjitha zonat që janë në përgjegjësinë tonë. Do të punojmë intenzivisht që të mos kemi me raste të tilla. Jemi duke bërë të pamundurën që kryesit e këtyre veprave të sjellën para drejtësisë” ka thënë ai.

Policia e Kosovës ka arritur ti zbulojë 5 raste nga 12 gjithsej sa janë paraqitur. 5 raste janë derguar në prokoruri ndërsa 7 raste tjera janë në hetim e sipër. /Gazeta Enigma/

Related Articles