Profesori Mazllum Baraliu ka treguar nëse Lëvizja Vetëvendosje mund ta zgjedhë presidentin nëse hyn në qeveri me minoritetet, raporton Gazeta “Enigma”.
Baraliu në “DPT te Fidani” tha se në shumicën e tretë mund të zgjedhë, ndërsa mungesa e korumit mund ta bllokojë të gjithë procesin.
“Pikërisht të çështja e presidentin, duhet në radhë të parë një parti siç ishte më herët që ka mbi 50 përqind i ka mbi 80 vota nuk do të ishte problem. Raundi i parë duhet 80 vota”, tha ai.
Baraliu shtoi: “Kushti i parë do të duhej të kishte një shumicë të kualifikuar atëherë thjestë për herën e tretë, kushti i dytë është se bëhen matematikat e ndryshme përmes mungesës së korumit, por ajo është diçka jo e ndershme dhe korrekte”.