Barcelona është shumë afër marrëveshjes me Hector Bellerin.
Mbrojtësi i djathtë spanjoll mund të rikthehet te Barcelona pas 11 viteve të kaluara në Angli.
27-vjeçari sezonin e kaluar ishte i huazuar te Real Betis ku pati paraqitje mjaftë të mira në La Liga.
Por ai nuk bën pjesë në planet e Arsenalit dhe po bisedon me klubin për shkëputjen e kontratës dhe të dal futbollist i lirë.
Barcelona e ka larguar mbrojtësin e djathtë Sergino Dest dhe Bellerin po shihet si zëvendësues i tij.
Katalunasit janë duke pritur që Bellerin të shkëpusë kontratën me Arsenalin dhe të nënshkruajnë me të si transferim të lirë.
Bellerin është produkt i akademisë së Barcelonës, por në vitin 2011 ishte bashkuar me londinezët.
Zyrtarizimi i anësorit spanjoll pritet të ndodhë gjatë orëve të fundit të afatit kalimtar veror.