Për shkak të kërkesave ekonomike të Franck Kessie, Barcelona është tërhequr nga gara për shërbimet e futbollistit nga Bregu i Fildishtë.
Kessie do të mbetet pa kontratë në fund të këtij sezoni dhe nuk është i interesuar që ta vazhdojë qëndrimin te Milani.
Sipas njoftimeve në mediat italiane, mesfushori kërkon pagë ndërmjet tetë dhe nëntë milionë euro, derisa Barcelona nuk mund t’i ofrojnë më shumë se gjashtë milionë euro plus shtesat.
Klubet të ndryshme kanë shprehur interesim për 25-vjeçarin, në mesin e të cilëve edhe Blaugranët, por duket se ata janë tërhequr.
Kërkesat e Kessie janë përshkruar si ‘të tepruara’ dhe Barcelona nuk mund t’i përballë për shkak të problemeve financiare. Katalunasit i kanë ofruar yllit nga Bregu i Fildishtë pesë milionë euro në sezon, por ai e ka refuzuar këtë ofertë njofton Diario Sport përcjellë gazeta Enigma.
Klubet nga Liga Premier, Juventusi dhe Interi janë ndër ekipet që i duan shërbimet e tij. /Gazeta Enigma/