Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Dimal Basha, përmes një reagimi ka publikuar disa fakte sipas tij pse vota me postë është manipuluar, por jo edhe ajo në Ambasada, raporton Gazeta “Enigma”.
Basha edhe para dy ditekishte hedhur akuza ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për manipulim me votat me postë, duke pretenduar se kjo praktikë i ka kushtuar LVV-së humbjen e të paktën dy deputetëve.
Sipas tij një tjetër fakt i pamohueshëm pse votat e Ambasadës nuk janբ manipuluar është trendi i votës për kandidatët.
“Për shembull, të tri partitë (LDK, LV dhe PDK) e kanë të njejtin trend të votës, ai për kandidatët në Kosovë si në Ambasada. Tek të tri partitë, 17 kandidatët më të votuar në Kosovë tek tri partitë në top 20 janë kandidatët më të votuar edhe Ambasada. Të tri partitë e kanë trendin identik, pra 100% të njëjtë, ku 85% e kandidatëve në top 20-shen e votuar në Ambasada, i gjeni në top 20-shen e kandidatëve më të votuar në Kosovë. Ky fakt tregon që trendi i votave në Ambasada dhe votave në Kosovë kanë pӕrputhje të plotë dhe rrjedhimisht kjo na dëshmon se nuk ka manipulim të votës në Ambasada”, tha ai.
Më pioshtë gjeni reagimine plotë të deputetit Dimal Bash pa ndërhyrje. /Gazeta Enigma/