Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sot pas komenteve të fundit të Presidenti të Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin kurti.
Në një postim në Twitter, Basha shkruan se kjo gjuhë urrejtjeje është e papranueshme dhe dëshmon se lidershipi serb nuk është ndarë nga e kaluara.
Basha thekson se Kosova është shtet i pavarur dhe nuk mund t’i imponohet askush me gjuhën e dhunës.
“Është koha që serbët e Kosovës të shohin drejt së ardhmes dhe mirëqenies, e të mos pranojnë keqpërdorimin e tyre për llogaritë politike të së shkuarës fatkeqe”, ka shkruar Balluku
Kujtojmë se presidenti serb ka përdorur fjalor të vrazhdë ndaj Kurti pas emërimit të Nenad Rashiqit ministër për Kthim dhe Komunitete dhe Rada Trajkoviçit si këshilltare e ministrit Rashiç.
Kurtin dhe Rashiçn, Vuçiq i ka quajtur “llumi terrorist”.
“Ti terrorist llum, të kesh kujdes që të mos e lëndosh ndonjë serb me zgjedhjet që bën, sepse serbët dhe shteti serb do të dinë se si të përgjigjen. Dhe ty Evropë, turp të qoftë”, ka thënë ai.