Basha në takim me Ambasadorin e Turqisë: E njoftova për konstituimin e Kuvendit

Basha në takim me Ambasadorin e Turqisë: E njoftova për konstituimin e Kuvendit

Kryeparlamentari Dimal Basha ka pritur sot në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, të cilin ka thënë se e ka njoftuar për “konstituimin e Kuvendit.

Basha ka thënë se me ambasadorin ka diskutuar edhe për rolin e mërgatës shqiptare në Turqi, që ka thënë se është urë e fuqishme që forcon marrëdhëniet tona kulturore e ekonomike.

“Njëkohësisht, e falënderova përfaqësuesin e shtetit turk për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, veçanërisht në fushën e mbrojtjes, që kontribuon në stabilitetin rajonal. Në këtë rast, me nder e pranova edhe letrën e urimit nga Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Prof. Dr. Numan Kurtulmuş, i cili përcolli mesazhin e tij për paqe, mirëqenie dhe suksese për qytetarët tanë. Në fund, ramë dakord me ambasadorin për të thelluar më tej bashkëpunimin mes dy parlamenteve tona përmes grupeve të miqësisë dhe mekanizmave parlamentarë që do të mundësojnë thellimin e komunikimit dhe bashkëpunimit më të ngushtë në të ardhmen”, ka shkruar Basha.

Ndryshe, Basha e ka shpallur Kuvendin të konstituar, pa u zgjedhur nënkryetari nga radhët e komunitetit serb.

Related Articles