Bashkatdhetarët tashmë kanë filluar të kthehen në vendet e Evropës, pas pushimeve për festat e fundvitit të Kosovë.
Edhe këtë vit ata po përballen me pritje në vendkalimet kufitare. Kolona tashmë kanë filluar të krijohen në vendkalimet kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë dhe Merdare.
Në dalje të Merdarës kolonat arrijnë deri 120 metra, kurse te Dheu i Bardhë kolonat arrijnë deri 100.
Vendkalimet tjera kufitare janë të qeta dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.