Bashkësia e Tarikateve të Kosovës ka deklaruar se është kundër homofobisë.
Me anë të një njoftimi për media ka bërë të ditur se dëshiron të punojë së bashku me institucionet e Kosovës dëshiron të punojë së bashku me institucionet e Kosovës në ndërtimin e një shoqërie pa paragjykime, si racizmi, urrejtja etnike, homofobia, mizogonia, islamofobia e sufifobiaë, që sipas këtij komuniteti, këto të gjitha prishin “mirëbesimin në shoqëri”.
Në njoftimin e lëshuar, theksohet se Bashkësia e Tarikateve do ta mbështes ndërtimin e shtetit juridik.
“Bashkësitë fetare në Kosovë ende nuk e kanë të realizuar statusin juridik dhe funksionojnë ilegalisht, çka ju mundëson që disa prej tyre të punojnë edhe pa përgjegjësi duke përfituar nga situata. Institucionet e Kosovës duhet me marrë këtë çështje me seriozitet”.
“Pamundësia e ekzistencës juridike dhe mungesa e përgjegjësisë që vjen me atë, i krijoj kushtet në të cilat Kosova u rreshtua në radhën e shteteve eksportues të terrorizmit, me pasojat ngecjen në integrime Euro-Atlantike”.
Poashtu, u bëhet thirrje institucioneve të Kosvës që të hapin derën për komunikim dhe dialog shoqërorë.
“Kuvendi i Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës po ashtu i thërret institucionet e Kosovës që ta hapin derën për komunikim dhe dialog shoqërorë i cili në fushën e bashkësive fetare mungon, sepse nuk ekziston demokracia me veshët e shurdhët dhe dyer të mbyllura”, thuhet në njoftim.