Basketboll: “Dardanët” mposhten nga Zvicra në Prishtinë, mbyllin aventurën në pozitën e fundit

Basketboll: “Dardanët” mposhten nga Zvicra në Prishtinë, mbyllin aventurën në pozitën e fundit

Kombëtarja e Kosovës sonte ka humbur ndaj Zvicrës, ndeshje kjo në fazën preliminare të kualifikimit në Kupën e Botës.

Zvicra mposhti “Dardanët”, me rezultat 81-73, në ndeshjen e zhvilluar në Palestrën Sportive në Prishtinë.

Te Kosova më i miri ishte Dardan Berisha, me 20 pikë, dy kërcime dhe dy asistime, ndërsa tek Zvicra ishte basketbollisti “helvetik”, Ducommun që shënoi 21 pikë, bëri tri kërcime dhe një asist.

Kosova e mbyll këtë aventurë në pozitën e fundit në tabelën e Grupit A me vetëm shtatë pikë, ku kishte vetëm dy fitore, ndaj Azerbajxhanit dhe Irlandës. /Gazeta Enigma

Related Articles