Bastisja në agjenci shtetërore, deklarohen nga Policia

Bastisja në agjenci shtetërore, deklarohen nga Policia

Policia e Kosovës nuk ka dhënë shumë detaje rreth bastisjes në objektin ku ndodhen disa agjenci shtetërore, përfshirë Agjencinë Kadastrale të Kosovës, Agjencinë Shtetërore të Arkivave dhe Institutin për Krime të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, potencoi se janë duke u mbledhur informata lidhur me rastin.

“Jemi duke mbledhur informata sa i përket bastisjes dhe në momentin që do t’i kemi informacionet e plota do të japim një njoftim”, deklaroi Kelani.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka ndërmarrë aksion në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në objektin, në të cilin ndodhen disa agjenci shtetërore.

Related Articles