Batatina “thumbon” rëndë Dritën: Vetëm Llapi mbush stadiumin “Fadil Vokrri”

Batatina “thumbon” rëndë Dritën: Vetëm Llapi mbush stadiumin “Fadil Vokrri”

Drita sonte u eliminua nga rrethi i dytë i Ligës së Konferencës nga Antwerpi pasi u mposht me rezultat 0-2 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Stadiumi “Fadil Vokrri” pothuajse ishte i mbushur me tifozë të cilët e përkrahën skuadrën gjilanase në ndeshjen e sotme.

Pas përfundimit të ndeshjes trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thumbuar rëndë skuadrën gjilanase duke thënë se vetëm Llapi e mbush stadiumin, raporton Gazeta Enigma.

“Sot edhe një herë tjetër u vërtetua se stadiumin “Fadil Vokrri” e mbush vetëm klubi me traditë, KF Llapi. Nuk ka rëndësi as dënimi por e rëndësishme është që jemi klubi që adhurohemi më së shumti në Kosovë. Vazhdojmë fuqishëm drejt synimit madhor”, ka shkruar Tahir Batatina në Facebook.

Kujtojmë se Llapi e kishte mbushur të gjithë stadiumin “Fadil Vokrrii” në ndeshjen ndaj Buduqnostit në rrethin e parë të Ligës së Konferencës.

Related Articles