Bayern – Arsenal, publikohen formacionet zyrtare

Bayern – Arsenal, publikohen formacionet zyrtare

Bayern Munich është nikoqir i Arsenalit për ndeshjen e dytë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë në Londër ka përfunduar 2-2, ndërsa sonte nga ora 21:00, do të përcaktohet se kush kalon në gjysmëfinale.

Bavarezët janë favoritë për këtë duel, pasi luajnë në shtëpi, por që nuk do të jetë aspak e lehtë.

Në anën tjetër, Arsenali do të synoj të shkaktojë hidhërim në Allianz Arena, duke synuar kalimin në gjysmëfinale.

Fituesi i këtij dueli do të takohet me atë që po ashtu luhet sonte në mes të Manchester Cityt dhe Real Madridit.

Formacionet zyrtare:

Bayern: Neuer; Kimmich, De Ligt, Dier, Mazraoui; Laimer, Goretzka; Sané, Musiala, Guerreiro; Kane.

Arsenal: Raya; White, Gabriel, Saliba, Tomiyasu; Jorginho, Rice; Ødegaard, Martinelli, Saka; Havertz.

Related Articles