Formacionet zyrtare: Manchester City – Real Madrid, Guardiola dhe Ancelotti gati për spektakël

Formacionet zyrtare: Manchester City – Real Madrid, Guardiola dhe Ancelotti gati për spektakël

Man City dhe Real Madrid do të përballen në çerekfinalen e dytë të Ligës së Kampionëve, për të kërkuar një vend në gjysmëfinale.

Ndeshja e parë e zhvilluar në “Santiago Bernabeu” ishte spektakolare me rikthime të shumta e që në fund u mbyll 3-3.

Edhe pse qytetarët duken të favorizuar nga ndeshja e parë, në “Ethihad” gjithçka do të jetë e hapur, pasi që Real Madridi shpesh ka ditur të bëjë të pamundurën.

Pep Guardiola do të luajë me Erling Haland, Phil Foden dhe Jack Grealish në sulm, të përkrahur nga Kevin de Bruyne dhe Bernardo Silva.

Në anën tjetër Carlo Acelotti si zakonisht dy orë para ndeshjes ka publikuar formacionin, ku i ka besuar treshes Jude Bellinghan, Vinicius Junior dhe Rodrygo.

Man City:Ederson, Walker (C), Akanji, Dias, Gvardiol, Rodrigo, De Bruyne, Bernardo, Foden, Grealish, Haaland.

Real Madridi: Lunin, Carvajal, Rudiger, Nacho, Mendy, Valverde, Camavinga, Kroos,Rodrygo, Bellginham, Vinicius.

Related Articles