BBC shkruan për Kosovën: Qeveria e ka shtyrë zbatimin e vendimit për targat mes tensionesh

BBC shkruan për Kosovën: Qeveria e ka shtyrë zbatimin e vendimit për targat mes tensionesh

Zhvillimet e mbrëmshme në Kosovë e kanë tërhequr vëmendjen e mediave të huaja. Një ndër to është edhe e famshmja britanike BBC, e cila i ka kushtuar një artikull tensioneve në veri.

Aty shkruhet se qeveria e ka shtyrë zbatimin e masës së reciprocitetit me Serbinë për letërnjoftimet dhe targat.

“Rregullat do të hynin në fuqi në mesnatën e së hënës. Por të dielën serbët në veri bllokuan rrugët dhe njerëz të armatosur kanë shtënë me armë në shenjë proteste”.

“Zbatimi i vendimeve është shtyrë për një muaj pas konsultimeve me SHBA-në dhe BE-në. Kosova e shpalli pavarësinë nga Serbia në shkurt 2008, gati një dekadë pasi u shkëput pas një lufte të përgjakshme që shtyri NATO-n ta bombardonte Serbinë”, shkruhet në artikull.

Tutje, theksohet se NATO e përshkroi situatën si “të tensionuar” pasi qindra serbë etnikë si barrikada përdorën kamionë, cisterna dhe automjete të tjera pranë dy pikave kryesore kufitare me Serbinë në shenjë proteste ndaj rregullave të reja, duke detyruar policinë të mbyllë dy vendkalimet.

Related Articles