BE-ja mundëson ngrohtoren e parë me biomasë në Gjakovë, investohen mbi 15 milionë euro

BE-ja mundëson ngrohtoren e parë me biomasë në Gjakovë, investohen mbi 15 milionë euro

Gjakova është bërë me ngrohtoren e parë me biomasë fal një financimi nga Bashkimi Evropian (BE) për ndërtimin e impiantit të ri për furnizimin me ngrohje qendrore.

Ky është i vetmi impiant i kogjenerimit me biomasë në Kosovë dhe ka kushtuar mbi 15 milionë euro.

Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog tha se impianti i ri do të ketë ndikim domethënës ekonomik dhe mjedisor në Gjakovë.

Madje sipas tij, është interes absolut për Kosovën që të ketë qasje në energjinë e pastër, e që është një ndër prioritet kryesorë të BE-së.

Ai u më pas ka pohuar se është koha e fundit që institucionet të ndërmarrin veprime që ta bëjnë dekarbonizimin.

“Ky investim 15 milionë euro për ndërtimin e ngrohtores së qytetit me teknologji të avancuar, është dëshmi e investimeve të BE-së në Kosovë. Efiçenca e energjisë elektrike në ndërtesat publike do të krijojnë që të kemi një mjedis më të mirë dhe për një furnizim më të përballueshëm për të gjithë popullatën”.

“Gjithashtu është koha e fundit që institucionet të ndërmarrin veprime që ta bëjnë dekarbonizimin në Kosovë. Me të vërtetë është interes absolut për Kosovën që të ketë qasje në energjinë e pastër, e që është një ndër prioritet kryesorë të BE-së, drejt tranzicionit ne energji të pastër dhe të shëndoshë”, tha ai.

Albana Skivjani, u.d e kryeshefes së e Ngrohtores së Qytetit të Gjakovës, tha se ngrohtorja ka funksionuar me humbje të mëdha, teksa shtoi se reduktimi ka qenë 12 orë.

Ajo tha se me këtë investim, qyteti do të ketë ngrohje 24 orë.

“Punimet që janë kryer këtu, është dëshmi e një investimi kualitativ me një teknologji të avancuar e cila do të punojë me dekada me efiçencë të lartë, ndërkohë është ndërtuar një urë e fortë bashkëpunimi mes nesh. Ky projekt është i vetmi i këtij lloji jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon”, tha ajo, teksa shtoi se për vite kjo Ngrohtore ka funksionuar me afarizëm negativ, ku kanë operuar me 12 orë, ndërkaq, tani operojnë 24 orë.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se rreth 40 për qind e energjisë së konsumuar nga ekonomitë familjare shkon për ngrohje, prandaj sipas saj, zgjidhja e çështjes së ngrohjes ndikon në cilësinë e jetesës dhe në shëndetin e qytetarëve.

“Ekonomitë familjare në Kosovë konsumojnë rreth 40 për qind të energjisë dhe shumica e saj shkon për ngrohje, përveç kostos kjo ka ndikim negativ në mjedisin dhe nga ana tjetër ne kemi një pjesë të konsiderueshme të ekonomive familjare që në studimet e ndryshme deklarojnë se nuk mund ta mbajnë shtëpitë e tyre të ngrohtë gjatë dimrit, pra zgjidhja e çështjes së ngrohjes ndikon në cilësinë e jetesës dhe në shëndetin e qytetarëve”, tha ministrja Rizbanolli.

Ardian Gjini, kryetar i Gjakovës, tha se Gjakova prin larg me energji të ripërtrishme dhe asaj fosile.

Tutje, ai u shpreh se Ngrohtorja me prodhimin edhe të energjisë, do të ketë impakt pozitiv për këtë komunë.

“Këtë impiant që e kemi mbrapa dhe impiantin solar në Madanaj, sot Gjakova prin larg me energji të ripërtrishme dhe me energji fosile, së paku në Kosovë. Ngrohtorja e qytetit do të ketë shumë nevojë për ministrinë e Ekonomisë, sipas të gjitha gjasave edhe gjatë vitit 2022”.

“Është një kënaqësi për neve sepse kur të fillojmë me prodhuar edhe energji elektrike të hyrat e ngrohtores do të rriten dhe ngrohtorja do të jetë e qëndrueshme dhe pse jo edhe Komuna si pronare e saj do të ketë remitenca prej këtij aseti”, u shpreh Gjini. / Gazeta Enigma.

Related Articles