Bashkimi Evropian ka reaguar pas vendimit të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që të njoh pavarësinë e territoreve separatiste të Ukrainës, atij të Donetzkut dhe Luhanskut, territore këtu të kontrolluara nga separatistët të mbështetur nga Rusia, raporton BBC.
“Njohja e dy territoreve separatiste në Ukrainë është shkelje e hapur e të drejtës ndërkombëtare, integritetit territorial të Ukrainës dhe marrëveshjeve të Minskut”, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “BE-ja dhe partnerët e saj do të reagojnë me unitet, vendosmëri e përkushtim në solidaritet me Ukrainën”.
Nga BE-ja më herët ishin paralajmëruar sanksione ndaj Rusisë nëse merret një hap i tillë.