Presidentja e Parlamentit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian është i gatshëm të dërgojë në Ukrainë ekipe për të hetuar krimet e kryera nga Rusia.
Me anë të një cicërime në Twitter, Von der Leyen ka theksuar se ajo ka folur sot në telefon me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për vrasjet mizore të civilëve në Bucha dhe më gjerë.
“BE-ja është e gatshme të dërgojë ekipe të përbashkëta hetimore për të dokumentuar krimet e luftës në koordinim me Prokurorinë e Përgjithshme të Ukrainës”, ka shkruar Von der Leyen./Gazeta Enigma/
I spoke with President @ZelenskyyUa about the atrocious murder of civilians in Bucha and elsewhere in Ukraine.
The EU is ready to send Joint Investigation Teams to document war crimes in coordination with the Ukrainian Prosecutor General.@Europol and @Eurojust will support.— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) April 4, 2022