Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian Josep Borrell tha se ushtria ruse po bombardon dhe granaton gjithçkanë Ukrainë, raporton Gazeta Enigma.
“Sot, ajo që ne shohim është fytyra e shëmtuar e luftës që shpërthen sërish në kufijtë tanë. Dhe rusët po bombardojnë dhe granatojnë gjithçka: spitale, shtëpi, shkolla. Shumë viktima civile. Është një formë barbare e të bërit luftë”, tha Borrell gazetarëve përpara një takimi të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së të premten.
Borrell i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të ndalojë bombardimet.
“Putini duhet të ndalet që të ndalë këtë luftë. Ne mbetemi të bashkuar në kërkesën që kjo luftë të ndalet dhe për shmangur vrasjen e njerëzve të pafajshëm”, shtoi Borrell.
Shefi i diplomacisë së BE-së shtoi se Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut së shpejti do të “fillojë një mision për të vlerësuar shkeljen e të drejtave të njeriut që po ndodhin në territorin ukrainas”.
Zyrtarë të SHBA-së dhe të tjerë perëndimorë i kanë thënë CNN se Rusia pritet të godasë gjithnjë e më shumë objektivat civile dhe të zhvendoset drejt një strategjie të “asgjësimit të ngadaltë” të ushtrisë ukrainase./GazetaEnigma/