Bedri Hamza nga sot është UD i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar Memli Krasniqi përmes një konference për medie pasi konfirmoi dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të PDK.
Memli Krasniqi pasi njoftoi për dorëheqjen e tij, deklaroi se më 17 nëntor pritet të zgjedhet kryetari i ri i kësaj partie.
“Sot kam thirrur edhe Konventën e PDK-së për të hënën, më 17 nëntor, ku do të zgjidhet Kryetari i ri i partisë. E di se ajo ditë do të jetë dëshmi e pjekurisë sonë politike, e demokracisë sonë të brendshme dhe e forcës sonë për të ecur përpara”, deklaroi ai.
Krasniqi kishte marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës në qershor të vitit 2021.
Dorëheqja e Krasniqit vie në një moment shumë të rëndësishëm politik në mbarë vendin.
Vendimi për dorëheqjen e tij erdhi pas diskutimeve të bëra në kuadër të kryesisë së partisë.
