Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ditën e sotme ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë, raporton Gazeta Enigma.
Në një konferencë të përbashkët për mediat Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u i kërkoi homologes së tij një koordinim më të mirë me SHBA-në për situatën në veri.
“Duhet koordinim më i mirë dhe më i ngushtë me partnerët, SHBA dhe BE-në. Koordinimi me partnerët është i domosdoshëm. Vlerësova hapet e ndërmarra nga qeveria për de-eskalimin e situatës në veri. Dialogu është rruga e vetme drejt paqes, normalizimit të raporteve dhe anëtarësimit në organizata, përfshirë OKB-në” tha ai.
Gjithashtu Begaj shtoi se Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë.
“Sot 1 vit pas vizitë sime të parë në Kosovë, kisha nderin t’i uroja mirëseardhjen Osmanit. Mirëserdhët në shtëpinë tuaj. Gjatë bisedave tona, përtej frymë vëllazërore, vëmendje patën çështjet më të rënd të interesave ndërshtetërore por edhe koordinimit më të mirë të çështjes sonë kombëtare. Lidhur me bashkëpunimin ndërshtetëror vëmendja u fokusua në thellimin e marrëdhënieve. Nënvizova se marrëdhëniet janë shumë të mira dhe duhet të udhëhiqemi nga interesi kombëtar për të thelluar bashkëpunimin në të gjitha nivelet. Askush ska pse çuditet që Kosova është prioriteti kombëtar i Shqipërisë”, tha Begaj.