Begaj uron Kosovën: Jemi krah jush përballë çdo kërcënimi

Begaj uron Kosovën: Jemi krah jush përballë çdo kërcënimi

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Kosovën për nder të 16-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Përmes një telegram urimi dërguar presidentes, Vjosa Osmani, Begaj ka thënë se Shqipëria do të jetë gjithmonë krah Kosovës, në çdo hap të saj për përballimin e çdo kërcënimi apo sfide, si dhe për anëtarësimet e reja në organizata ndërkombëtare e rajonale.

“Shqipëria do të jetë gjithmonë krah Kosovës, në çdo hap të saj, për përballimin e çdo kërcënimi apo sfide, si dhe për anëtarësimet e reja në organizata ndërkombëtare dhe rajonale.

Me urimet më të ngrohta e të përzemërta për zhvillimin dhe përparimin e Kosovës e të qytetarëve të saj, Ju lutem pranoni, Zonja Presidente, shprehjen e konsideratës sime më të lartë“, thuhet në letrën e Begajt.

Related Articles