Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka kritikuar qeverinë Kurti në lidhje helmimet në komunën e Deçanit.
Në takimin emergjent të komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Berisha ka thënë se qeveria ka marrë veprime të vonshme në lidhje me këtë rast.
Ndërsa, derisa deputetë të Vetëvendosjes kanë mbrojtur qeverinë duke thënë se ka hierarki të procedurave, ai është drejtuar deputetit të LVV-së, Enver Dugolli duke i thënë “Zoti ta ruajt kryeministrin”.
“Ligji është për të treguar çfarë me bo. Qeveria jote quhet ekzekutive merr veprime. Ne po mendojmë që Deçani s’mundet me përballu këtë situatë dhe duhet të thirret këshilli i sigurisë kombëtare që e kryeson kryeministri dhe krejt akterët e sigurisë që të mshelet kjo temë. Këtë po e lypi. Kërkush nuk është duke i thënë sen, Zoti ta rujt kryeministrin. Janë vonu veprimet. Unë e kam ditur që janë 1 mijë 500 raste, të gjithë e kemi ditur. E po dashka institucionet me i thirrë me i thonë zgjohuni se janë helmuar”, ka thënë ai.
Ndërsa, deputeti Dugolli ka thënë se kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj është dashur t’i drejtohet institucioneve për ndihmë.
“Ka hierarki të procedurave. Kryetari është dashur t’i drejtohet institucionet përkatës se nuk po mund ta përballon situatën dhe kërkon ndihmë”, ka shtuar ai.