I riu nga Istogu, Dolind Bujupaj ka vdekur pas një aksidenti që kishte ndodhur javën e kaluar në Istog, raporton Gazeta “Enigma”.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Me datën 23.07.2021, Policia u patë informuar për një aksident i cili ka ndodhur në fshatin Dubravë të Istogut mes një veture dhe një këmbësori. Viktima fillimisht ishte dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës pastaj si pasojë e plagëve të marra është përcjellë për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës teksa sot jemi informuar se viktima ka ndërruar jetë”, tha Rugova.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur edhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha.
“I tronditur nga vdekja e hershme e nipit tim Dolindit, ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre qe e njohën”, ka shkruar Berisha.