Bekim Azizi, zyrtarisht kandidat i PDK-së për kryetar të Vitisë

Bekim Azizi, zyrtarisht kandidat i PDK-së për kryetar të Vitisë

Partia Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar kandidatin për kryetar të Vitisë, Bekim Azizi.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i këtij subjekti, Memli Krasniqi.

“Së bashku me profesionistët e rinj, Bekim Azizi do të sjell frymën e re në komunën e Vitisë, me projekte që ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve pa dallim, në çdo lagje e në çdo fshat sepse Bekimi do të jetë për të gjithë qytetarët, për perspektivën e tyre, me vizionin e ri për Vitinë“, shkroi Krasniqi.

Related Articles