Bekim Haxhiu: 16 qershori do të jetë ditë vendimtare për çështjen e Trustit

Bekim Haxhiu: 16 qershori do të jetë ditë vendimtare për çështjen e Trustit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu në një përgjigje për Gazetën “Enigma” ka thënë se 16 qershori do të jetë ditë vendimtare për çështjen e Trustit.

Shefat e grupeve parlamentare pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të mbajtur dje kanë njoftuar se në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës e cila do të mbahet me cila do të mbahet më 16 qershor do të shqyrtohet Projektligji për Fondet Pensionale, shkruan Gazeta “Enigma”.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se janë duke vazhduar bisedimet me deputetët në lidhje me tërheqjen e 30 për qindëshit të Trustit.

Tutje ai ka shtuar se deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe pakicave kanë presion  nga Qeveria dhe kryeministri Kurti që mos të votohet ky projektligj.

“Tashmë e keni parë dhe dëgjuar se çfarë presioni po behët mbi deputetët që të mos votohet ky projektligj. Ky presion u pa edhe atë ditë mbi deputeten Duda Balje, që u detyrua të votoj kundër në komision, vetëm për shkak të presioneve. Presione të tilla është duke pasur edhe mbi deputetët e tjerë të pakicave po ashtu edhe mbi ata të LVV-së”, ka thënë Haxhiu.

Në një përgjigje për Gazetën “Enigma”, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se nevoja për parat e Trustit është e madhe dhe unë do të mundohem këtë proces ta çoj deri në fund.

“Nevoja për paratë e Trusti është e madhe. Qytetarët kanë nevojë për këto para dhe unë do të mundohem deri në fund që këtë proces ta çoj aty ky e kam edhe qëllimin, që të votohet. Gjatë këtyre muajve kam qenë zëri i qytetarëve sa i përket kërkesës për Trustin dhe s’kam asnjë arsye me u tërheq”, ka deklaruar ai.

Tutje Haxhiu ka theksuar se “e gjithë opozita është pro. Grupi Parlamentar i LDK-së, AAK-së, e PDK-së janë pro, janë unik si opozitë në këtë nismë ligjore. Edhe minoritetet janë pro”.

Deputeti Haxhiu i bënë thirrje qeverisë që të mos bëjë presion mbi deputetë dhe t’i lë të lirë që të votojnë siç duan në lidhje me këtë çështje.

Edhe shefi i grupit parlamentarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, caktimin e seancës për shqyrtimin e Projektligjit për Trustin e ka cilësuar si “lajm të mirë”.

“Në seancën e radhës të kuvendit, më 16 qershor, menjëherë pas pikës së parë, e cila parasheh deklarimet jashtë rendit të ditës, do të shqyrtohet Projektligji për Fondet Pensionale”, tha ai.

Kujtojmë se sipas propozimit të PDK-së, kontributpaguesit që kanë më pak se 10 mijë euro kursime pensionale kërkohet që të kenë të drejtën e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve.

Ata që kanë deri 20 mijë euro – 25 për qind, nga 20 mijë deri 30 mijë – 20 për qind.

Për kontributpaguesit që kanë kursime pensionale në shumën prej 30 mijë eurosh – 15 për qind dhe ata mbi 40 mijë euro – 10 për qind të shumës.

Një tërheqje e ngjashme deri në 10 për qind është bërë në vitin 2020, pas përkeqësimit të gjendjes financiare të familjeve, për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi.

Ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar është shprehur kundër një tërheqje tjetër të mjeteve të Trustit. /Gazeta Enigma/

Related Articles