Benzema konfirmon se do të pensionohet në Real Madrid

Benzema konfirmon se do të pensionohet në Real Madrid

Sulmuesi francez Karim Benzema të hënën më 17 tetor u zgjedh si lojtari më i mirë në botë nga revista franceze France Football.

Francezi e fitoi Topin e Artë pas një sezoni fantastik me Realin duke e fituar La Ligan, Superkugën e Spanjës, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës, shkruan Gazeta Enigma.

34-vjeçari ka konfirmuar se do të pensionohet te Real Madridi.

Ai ka kontratë me madrilenët deri në vitin 2023, por pritet që së shpejti ta zgjatë kontratën e tij deri në vitin 2024.

“Do të pensionohem në Real Madrid. Nuk ka tjetër opsion për mua”, i ka thënë Benzema Onda Ceros pas ceromonisë së Topit të Artë, përcjellë Gazeta Enigma.

Benzema iu bashkua Real Madridit në vitin 2009 nga Lyoni duke u shndërruar një legjendë te klubi madrilen.

Related Articles