Benzema shënon ha-trick në fitoren e Realit ndaj Chelseat

Benzema shënon ha-trick në fitoren e Realit ndaj Chelseat

Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 1-3 ndaj Chelseat, ndeshje e vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Në këtë ndeshje ka shkëlqyer sulmuesi francez, Karim Benzema duke shënuar hat-trick.

Benzema i shënoi dy gola të shpejtë në minutat e 21-të dhe 24-të për rezultatin 0-2.

Për 1-2 shënoi Kai Havertz në minutën e 40-të.

Për rezultatin përfundimtar 1-3 shënoi Benzema në minutën e 46-të.

Ndeshja e kthimit do të luhet në javën e ardhshmë në Madrid./GAZETA ENIGMA/\

Related Articles