Teksa hyri në Kuvendin e Kosovës deputeti Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka thënë se kjo parti nuk ka ende ndonjë marrëveshje për qeverisje, raporton Gazeta Enigma.
Por kjo sipas tij nuk nënkupton se ata do të bëhen pengesë për formimin e ekzekutivit.
Ai ka thënë se nuk do të bllokojnë formimin e institucioneve të Kosovës.
“S’kemi qenë kurrë pengesë”, ka thënë ai teksa ka shtuar se “Jemi të gatshëm të marrim detyra, prandaj jemi këtu”. / Gazeta Enigma.