Berisha: Thirrjet për luftë nga ana e Vuçiqit përmes kishës serbe, rrezik ndaj kombit tonë dhe Kosovës

Berisha: Thirrjet për luftë nga ana e Vuçiqit përmes kishës serbe, rrezik ndaj kombit tonë dhe Kosovës

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka komentuar situatën e djeshme në Mal të Zi, ku me rastin e shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, priftërinjtë serbë kërkuan “kur ushtria kthehet në Kosovë”.

Berisha përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se Kisha serbe është instrument i nacionaklizimit të verbër serb ku me urdhër të presidentit Vuçiq u frynë borive të konfliktit të ri në Ballkan.

“Ajo shfrytëzoi dje ceremoninë e fronezimit të kreut të saj për Malin e Zi epishkopit Joanikije për të bërë thirrje me gojën e këtij të fundit për futjen e ushtrisë pushtuese serbe në Kosovë dhe ndezjen kështu të një konflikti të ri në Ballkan”, ka shkruar Berisha.

Ish-kryeministri ka deklaruar se këto thirrje luftënxitëse janë dëshmi e qartë e politikës që ndjek Aleksandar Vuçiq dhe përdorimit nga ana e tij e të gjitha mjeteve për realizimin e projektit të tij të Serbisë së Madhe.

Related Articles