Bërnabiq për Kurtin: Qëllimi i tij është spastrimi etnik i serbëve nga Kosova

Bërnabiq për Kurtin: Qëllimi i tij është spastrimi etnik i serbëve nga Kosova

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se qëllimi i vetëm i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti është spastrimi etnik i Kosovës nga serbët.

Ajo tha për televizionin Prva, duke folur për anulimin e dinarëve nga transaksionet e pagesave, se Serbia do të kërkojë një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe se do të luftojë për popullin serb në Kosovë, transmeton Danas.

Brnabiq tha gjithashtu se heqja e dinarit nuk është konsideruar asnjëherë në asnjë marrëveshje apo negociata në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Më dhemb fakti që ka disa opsione politike në Serbinë qendrore dhe mediat po përpiqen të përdorin këto përpjekje për spastrim etnik për të luftuar kundër (presidentit serb Aleksandar) Vuçiq”, tha ajo.

Sipas saj, ditëve të fundit janë mbajtur disa takime për gjetjen e mekanizmave alternative për dërgimin e parave për serbët në Kosovë.

Related Articles