Policia ka njoftuar se të mërkurën në orët e vona, policia ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë dhe gjatë kontrollit në të, është gjetur një vulë e strukturave paralele serbe, raporton Gazeta Enigma.
“PKK. Bërnjak / 03.09.2025 – 23:50. Njësitet policore gjatë kontrollit në veturën me targa të Serbisë të cilën e drejtonte i dyshuari shtetas i Serbisë, kanë gjetur dhe konfiskuar një vulë të strukturave paralele në gjuhën serbe”, ka thënë PK-ja në raportin 24-orësh.
Në konsultim me prokurorin, thuhet se i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Sipas njoftimit, rasti është cilësuar si “Prodhimi dhe përdorimi i shenjave të etiketimit, masave dhe peshave të rreme”. / Gazeta Enigma.