Berset: Ka qëndrim pozitiv nga asambleja parlamentare e KiE-së për aplikimin e Kosovës

Berset: Ka qëndrim pozitiv nga asambleja parlamentare e KiE-së për aplikimin e Kosovës

Sekretari i Përgjithshëm i KiE-së, Alain Berset ka folur në lidhje me Këshillin e Evropës dhe anëtarësimin e Kosovës.

Ai tha se ka qëndrim pozitiv nga asambleja parlamentare dhe u shpreh se u takon shteteve anëtare të vendosin.

“Siç mund ta dini aplikimi i Kosovës tani ndodhet në tavolinën e Komitetit të Ministrave, ka një qëndrim pozitiv nga asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës ndërkaq tani u takon shteteve anëtare ta marrin këtë vendim”.

“Ne jemi duke pritur, pra edhe Komiteti i Ministrave ka pritur deri pas zgjedhjeve në Kosovë dhe tani është koha të mendohet për hapat e radhës. Më duhet ta përsëris sërish përgjegjësinë që kanë shtetet anëtare. Kemi 46 shtete që duhet të vendosin se si të vazhdohet me aplikimin. Nga ana e sekretariatit ne e mbështesim gjithë punën që ata duhet të bëjnë në mënyrë që të marrin një vendim”, u shpreh tutje Berset.

Related Articles