Nicolo Barella është në proces të negociatave për një kontratë të re me Interin dhe thuhet se ka rënë dakord me kushtet e një marrëveshjeje pas javësh bisedimesh.
Mesfushori 27-vjeçar italian ka vazhduar të shkëlqejë në skuadrën e Simone Inzaghit këtë sezon, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë gjashtë asistime në 29 ndeshje të ligës, duke luajtur një rol kyç në sulmin e klubit.
Në fazat e mbylljes së afatit kalimtar të verës vitin e kaluar , Manchester City iu afrua Interit për të kërkuar zyrtarisht informacione për Barellën dhe pozicionin e tij në merkato. 27-vjeçari i dha fund kësaj ideje, duke dashur të vazhdojë me ‘Neruazzurët’.