Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri bëri një deklaratë interesante në seancën e sotme të Kuvendit, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai tha se teksa po i dëgjon deklarimet e ekzekutivit, po e pyet vetën se ku është duke jetuar, në një shtet të zhvilluar gjerman, apo në Kosovë.
“Të ju thom të drejtën, duke e dëgjuar prezentimin e ministrit, e edhe diskutimin e deputetit Armend Muja, jam duke e pyetur veten ku jom ka rrnoj, a jom ka rrnoj në ndonjë vend të zhvilluar në Gjermani, apo në Kosovë. Sinqerisht nuk e di pëe rcka jeni duke folur, për një ekonomi që është jashtëzakonisht e dëmtume, apo po folni vetëm sa për sy e faqe që me ju duartrokit dikush. Kërkesa jem është kfjellnu se punët nuk janë mirë sic po thoni ju”, tha ai. /Gazeta Enigma.