Superliga vazhdon edhe sot (e diel), në orar janë dy ndeshje.
Ndeshja kryesore e javës së 13-të do të zhvillohet në Anamoravë, pasi aty do të përballen Gjilani dhe Prishtina. Beteja në mes kuqebardhëve dhe bardhekaltërve do të ketë për objektiv pikët e plota.
Ndërsa në Klinë, Dukagjini sfidohet nga Feronikeli, derisa bardhegjelbërit kërkojnë fitore për të iu hakmarruar ‘industrialistëve’ nga humbja e pësuar në ‘Rexhep Rexhepi’, derisa edhe Nikli dëshiron pikët e plota në këtë përballje.
GJILANI – PRISHTINA 13:30
Formacionet zyrtare:
Gjilani: Koliqi, Sorsa, Halili, Useini, Hoxha, Dabiqaj, Musolli, Hajdari, Torassa, Progni, Krasniqi. Kryetrajneri: Ismet Munishi
Prishtina: Halimi, Krasniqi, Bekteshi, Otande, Mici, Karabeci, E. Krasniqi, Boshnjaku, Hoti, Kryeziu, John. Kryetrajneri: Zekrija Ramadani
Gjyqtarët: D. Çaka, B. Selimaj, E. Bicaj, B. Ajeti – VAR: E. Zasella, I. Ceroviku
Stadiumi: I “Qytetit”, Gjilan
DUKAGJINI – FERONIKELI 13:00
Formacionet zyrtare:
Dukagjini: Haxhihamza, Basri, Shala, Kuçi, Ahmetaj, Mulaj, Januzi, Da Silva, Dallku, Shabani, Jashanica. Kryetrajneri: Armend Dallku
Feronikeli: Smakiqi, Lladrovci, Pllana, Shabani, Kiqina, Morina, Bejta, Maliqi, Gashi, Cervadiku, Kastrati. Kryetrajneri: Faruk Elshani
Gjyqtarët: V. Kastrati, M. Berisha, T. Ibërdemaj, V. Hoxha – VAR: M. Bejtullahu, E. Podvorica
Stadiumi: “18 Qershori”, Klinë